Kryetari Kastrati, fillimisht ju uroj mirë se ardhje dhe i përgëzoi për ditën e tyre, ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, dhe vazhdoi, kjo ditë është, ditë e rëndësishme për ju , që nga familja, rrethi, shoqëria, institucionet ku punoni dhe kontribuoni me profesionalizmin tuaj, në arsim, kulturë, shëndetësi, administratë, sport, njëkohësisht edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, sikurse që keni dhënë, kontribut të madh në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Sot ju po i jepni vendit një frymë të re në zhvillimin dhe ndërtimin në të gjitha sferat e jetës, prandaj ju jam mirënjohës dhe i gatshëm për mbështetje institucionale.
Në këtë takim, gratë rrëfyen histori të shkurtëra nga puna e tyre nëpër kohët që kanë bërë, vështirësitë që kanë kaluar dje, si dhe folën sot, për kushtet që ofrojnë institucionet tona shtetërore, qendrore e lokale për mundësitë e investimeve në të gjithë dikasterët e shoqërisë dhe vendit e që janë të pakrahasueshme dhe shumë të favorshme se sa në të kaluarën, vetëm duhet punë, angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional dhe publiko privat.
Kryetari Kastrati priti gratë malishevase me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me rastin e 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, priti gratë malishevas, pensioniste, të punësuarat në administratën komunale, në arsim, shëndetësi, organizata joqeveritare dhe të biznesit privat.