Ai, në këtë takim, para zyrtarëve të performancës komunale theksoi. 'Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytetarët tanë, si dhe të zyrtarëve komunal për transparencë, bashkë me koordinatorin, Arsim Morina, komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e 11 komunave që janë përfituese të kësaj skeme financimi, që përkrahet nga partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe vazhdoi, 'pra nga ju si zyrtarë të performancës komunale, drejtorët dhe gjithë punëtorët e administratës kërkoj të kemi edhe më shumë përkushtim që t'i kryjmë obligimet për raportim për vitin 2023, me kohë dhe ekzaktësisht që t'i plotësojmë kriteret për të qenë sërish të vlerësuar dhe fitues të Grantit të Performancës', tha mes tjerash Kastrati.
Më pas u diskutuan nga anëtarët edhe pjesë të atyre fushave të cilat janë të domosdoshme për t'u përmirësuar e kjo kërkon angazhim të të gjithëve, për të pasur vlerësim dhe kualifikim pozitiv si komunë.
Kryetari Kastrati takoi ekipin e performancës komunale
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe Nënkryetari, Vesel Krasniqi, sot takuan ekipin e performancës komunale, pasi që Komuna e Malishevës fitoi 628,551.69 euro nga Granti i Performancës, që përkrahet nga institucionet vendore të Republikës së Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe partnerët ndërkombëtarë, DEMOS.