Kryesuesi i Komitetit së bashku me anëtarë, paraprakisht takoi, Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin dhe e njoftoi për planin e punës së komitetit për këtë vit, rekomandimet dhe kërkesat që kanë qytetarët e komunitetit pakicë. Kryetari Kastrati mirëpriti dhe shprehi gatishmërinë që kërkesat dhe rekomandimet e këtij komitetit janë të arsyeshme dhe do të kanë mbështetjen e realizimit sipas planifikimeve të planit të qeverisë komunale.
Në vazhdimin e mbledhjes, para anëtarëve të komitetit për komunitete, raportoi edhe drejtori për Urbanizëm, Avdi Morina, ku i njoftoi me investimet infrastrukturor që janë duke u zhvilluar si dhe për ato që priten të nisin, jo vetëm në qendrën e qytetit dhe për qytetin e Malishevës, por edhe në fshatrat e komunës sonë, ku ceku disa, si: kanalizime, trotuare, rrugë, çerdhe, e të tjera projekte, njëherit kërkoi edhe bashkëpunim me qytetarët, se vetëm ashtu e ndihmojmë njëri- tjetrin.
Mbledhja përfundoi me disa rekomandime dhe kërkesa e një ndër to ishte që komitetit për komunitete ta botoi buletinin e aktiviteteve të kryera për vitin 2023.
Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Komunitete në Komunën e Malishevës
Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Malishevës, sot mbajti mbledhjen e dytë të rregullt nën kryesimin e Amrush Helshanit.