Punimet në këtë park, sot i ka inspektuar drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve.
Ky park është në afërsi të liqenit, dhe të rrjedhës së lumit Mirusha, prandaj edhe rëndësia e rregullimit të parkut ka rëndësi të madhe.
Sipas drejtorit Morina, punimet janë duke u realizuar sipas planifikimit, ndërsa ndërtimi i këtij parku realizohet në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Malishevës.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ndërsa parku do të jetë i lidhur me shëtitoren përgjatë lumit Mirusha, duke filluar nga qendra e qytetit në Malishevë, e deri në Mirushë, ku është parku dhe liqeni, e që lidhet edhe me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe me projektin madhor, Malisheva Urbane.
Po vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut në Mirushë
Punimet në ndërtimin dhe rregullimin e parkut në fshatin Mirushë të Komunës së Malishevës, janë duke vazhduar, përkatësisht është duke u realizuar faza e parë e këtij projekti.