Agjencia Kundër Korrupsionit mbyll rastin ndaj kryetarit të Mamushës

Agjencia Kundër Korrupsionit ka marrë vendimin që ta mbyllë rastin ndaj kryetarit të Komunës së Mamushës, Arif Bütüç, për shkak se ka konstatuar se ky zyrtar i lartë publik ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej, si person i autorizuar në biznes privat.

AKK-ja në vendimin e publikuar ka bërë të ditur se rasti mund të rihapet në çdo kohë, kur mund të paraqiten rrethana të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë vendim, nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, thuhet se Agjencia... kishte hapur rastin ndaj kryetarit Bütüç nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, që është trajtuar sipas legjislacionit përkatës.

“Zyrtari i lartë Bütüç është hetuar për konflikt interesi, sepse krahas funksionit publik të zyrtarit të lartë publik, ka qenë pronar i vetëm në biznesin privat NPT. ‘Derya’”, thuhet në vendimin e AKK-së. 

/koha.net