Auditori ka identifikuar një numër të konsiderueshëm dobësish, duke rekomanduar marrjen e masave për evitimin e tyre.
ZAP- ka konstatuar në raport se procesi i përgatitjes së pasqyrave vjetore financiare është menaxhuar me disa gabime financiare, keqklasifikime dhe mosregjistrim të pasurive. Pastaj procesi i vetëvlerësimit dhe përgjigja ndaj rekomandimeve të vitit paraprak nuk është adresuar ashtu siç është kërkuar.
Në raportin e fundit Auditori... ka theksuar keqklasfikimin e shpenzimeve.
ZAP-i ka ardhur në përfundimin se ekziston edhe një numër i dobësive të qeverisjes brenda komunës , veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe aranzhimet tjera të cilat do ta mbështesnin zhvillimin e qeverisjes, si përgjigjja efektive ndaj rekomandimeve të auditivit që në vitin e kaluar kanë qenë 15 sosh.
Komuna as këtë vit nuk ka arritur të miratonte rregullore të brendshme për ndarjen e subvencioneve. Po ashtu nuk ka arritur ti arkëtonte të gjitha borxhet për të cilat kishte ofruar shërbime.
Nga ana tjetër në kuadër të raportit është bërë e ditur se kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bütüç i ka marrë në konsideratë dhe është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si edhe është zotuar se do ti adresojë rekomandimet e dhëna gjerësisht.
Auditori gjen në Mamushë shkelje në prokurim, të hyra dhe shpenzime
Auditimi i pasqyrave financiare të Komunë së Mamushës për vitin 2015 nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerrë në pah një morri lëshimesh, shkruan sot Koha Ditore.