Më shumë se 1 mijë tiketa për vetëm 24 orë

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 192 tiketa të trafikut.

40 është numri i përgjithshëm i aksidenteve që ndodhën dje, prej tyre një përfundoi me fatalitet, 15 me të lënduar, ndërsa 24 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar 23 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 në vuajte të dënimit.