Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Sipas tij, vetura është djegur deri sa ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit të kësaj veture, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij incidenti.
Siç raportojnë mediat bëhet e ditur se vetura është pronë e ish-policit, Manojllo Vllashkoviq, tani të suspenduar nën dyshimin për korrupsion, i cili ka punuar në njësinë e komunikacionit në Zveçan.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm, por deri tani nuk dihet motivi.
Digjet vetura e ish-policit në Zubin Potok
Një veturë e markës BMW është djegur mbrëmë gjatë natës në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.