Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave morën pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, përfaqësues nga organizata “Islamic Relief Kosova”, si dhe fermerët përfitues.
Me këtë rast nënkryetari Tahiri, pasi ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti, ka uruar fermerët përfitues, duke u thënë atyre se këto serra do t’u ndihmojnë për kultivimin e prodhimeve vendore dhe për furnizimin e tregut me kultura bimore.
Ndërsa, drejtori Kadriu ka thënë se 109 nga këto serra kanë sipërfaqe 1 ari, ndërkaq 12 sosh janë për 5 ari tokë, ku gjatë këtij viti pritet të realizohen edhe projekte tjera duke shpërndarë grante të ndryshme bujqësore për fermerët.
Drejtoria e Bujqësisë shpërndan 121 serra për fermerët mitrovicas
Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova” në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit kanë realizuar me sukses projektin e radhës për subvencionimin e fermerëve me serra, me të cilët kanë nënshkruar kontratat.