Në takim, kryetari Hamza e informoi Ambasadorin Guerot për situatën aktuale në komunë dhe për projektet që janë duke u realizuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Hamza, shprehu falënderim ndaj ambasadorit Guerot për përkrahjen që Franca ka dhënë për Kosovën në procesin e zhvillimit dhe shtetndërtimit të saj.
Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.
Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.