Fillimisht në këtë mbledhje janë propozuar si pika shtesë të rendit të ditës; Plani i Punës së Kryetarit për vitin 2024; Kërkesë për mbështetje financiare nga sindikata e të punësuarve të Komunës së Mitrovicës.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së unanimisht kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës si; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Projekt-Plani komunal për shërbime sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Projekt-Plani i veprimit për parandalimin e braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026; Raport i Punës së Drejtorisë për shëndetësi për periudhën janar-dhjetor 2023; Plani i Punës së Kryetarit për vitin 2024; Kërkesë për mbështetje financiare nga Sindikata e të punësuarve të Komunës së Mitrovicës.
Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës
Sot, është mbajtur mbledhja e 26 -të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Mitrovicës, e drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të KPF-së, drejtorëve komunal, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.