Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, asambleiste si dhe zyrtare të komunës së Mitrovicës.
Qëllimi i takimit ishte që të pranishmit të informohen se si komuna mbështet gratë dhe se si arrin të realizojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor përmes subvencioneve.
Në këtë takim, drejtoresha Drita Ibrahimi prezantoi punën e drejtorisë së Mirëqenies Sociale, duke theksuar ndër të tjera përkrahjen për qytetarët në nevojë, përfshirë nënat vetushqyese, viktimat e fatkeqësive natyrore dhe organizatat joqeveritare.
Në këtë kontekst, u diskutua se si drejtoria e Mirëqenës Sociale mund të përdorë buxhetimin gjinor për të përmbushur nevojat e komunitetit në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Mbahet takim informues për Buxhetimin Gjinor në Komunën e Mitrovicës
Asociacioni i Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR), ka mbajtur një takim informues ku është diskutuar lidhur me temën ”Buxhetimi gjinorë mjet transformues buxhetor për institucione komunale”, i përkrahur nga Rrjeti i Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.