Të gjitha fondet e siguruara mbështesin drejtpërdrejt shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe mundësojnë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që të vazhdojë furnizimin me medikamente e pajisje mjekësore, mbështesë programin e ndërtimit të transportit të foshnjeve dhe zgjerojë aktivitetet e qendrave informuese edhe në qytete të tjera të gjitha këto duke kontribuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Ndjehemi të nderuar nga bujaria e miqve tanë, numri i të cilëve sa vjen e rritet dhe që kanë kontribuar për ta bërë ngjarjen Të vallëzojmë një bashkëpunim kaq të suksesshëm në përkrahje të nënave dhe fëmijëve që përballen me sfida shëndetësore, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.
Është kënaqësi të shohësh aq shumë njerëz në sallë të përkushtuar për tiu ndihmuar të tjerëve. Duam të falenderojmë të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit pa të cilët mbërmja sdo kishte rezultuar në kaq sukses, shton Michael Gold, Drejtor Ekzekutiv i Crimson Capital, që është dhe sponsori platin i ngjarjes.
Ngjarja për mbledhjen e fondeve është mbështetur edhe me sponsorizime nga: Crimson Capital (sponsor i platinit), Banka Ekonomike, Banka për Biznes, Bechtel Enka dhe NLB Banka (sponsor të artë), Roche, Vitaminka, KEP Trust, 3CIS, Komot, Solidar Suisse dhe Cacttus (sponsor të argjendit) dhe FINCA, AmCham Kosovo, AmCham Arbitration Center, American School of Kosovo, Universum, International Development Ireland, International Finance Corporation, Meridian, ProCredit Bank, dhe Sharrcem (sponsor i bronzit). Atmosfera e mrekullueshme e ngjarjes u mundësua nga sponsorët në natyrë: Perla Events, VM3, Bllok.org, Umami, Hambar, Trosha, Edona 5, Stone Castle, Sefa Wine, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania & Karl Gega, Rugove, Agna Group, Translation Center, Lulishtja Labi, Reks Balloons, Sweet Vesa, studio Angel. Për muzikë, falenderojmë grupin String String, Florent Abrashi, Nita Latifi dhe Adrian Berisha.
Ngjarja Të vallëzojmë organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital, dhe mbështetet nga RTV Dukagjini.