Në këtë takim, biseduan për Grantin e Performancës Komunale dhe qeverisjen lokale në përgjithësi.
Kryetari Gashi, i njoftoi për të arritur dhe sfidat e Komunës së Obiliqit, projektet që po realizohen në Obiliq në theks të veçantë sistemi i ngrohjes qendrore - koogjenerimi dhe për suksesin e rezultatet e arritura në performancë ku si komunë jemi radhitur në vendin e dytë.
Kryetari Gashi, i falënderoi për mbështetjen e dhënë nga DEMOS-i, dhe në këtë takim, u dakorduan për bashkëpunim e përkrahje të mëtutjeshme në projektet që do realizohen.
Kryetari Gashi ka pritur në takim përfaqësuesen Rajonale për Kosovë nga DEMOS-i, Snezana Misic
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë ditës së sotme, ka pritur në takim përfaqësuesen Rajonale për Kosovë nga DEMOS-i, Snezana Misic me bashkëpunëtorë.