Në këtë takim, diskutuan për rrugën në Siboc që lidh fshatrat Shipitullë e Graboc, zhvendosja e saj për shkak punimeve minerale, ku ofruan bashkëpunim për krijimin e një zgjidhje sa më të shpejtë të mundur nga ana e grupeve punuese mes dy institucioneve.
Kryetari Gashi, së bashku me u.d Kryeshefin Gërguri, u dakorduan për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit!
Kryetari Gashi zhvilloi takim me u.d Kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka realizuar takim me u.d Kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri, të cilin e uroi për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese.