Pikat e rendit të ditës që janë caktuar për këtë mbledhje:
RENDI I DITËS
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit.
3.Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së KKSB-së për vitin 2024.
4.Të ndryshme.
Në pikën e dytë të rendit të ditës, Komandanti i Stacionit Policor në Obiliq, Toger Zekrija Januzi, të pranishmit i njoftoi se situata e sigurisë në Komunën e Obiliqit është relativisht e qetë dhe stabile.
Në anën tjetër Kryetari Xhafer Gashi, falënderoi dhe përgëzoi stafin policor për punën dhe angazhimin në ruajtjen e sigurisë në komunën tonë.
Takimin e përmbylli Kryetari Gashi i cili falënderoi për pjesëmarrjen gjithë anëtarët e KKBS-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Obiliqit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, mbledhjen e hapi Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i cili shpalosi rendin e ditës ku pas miratimit është vijuar me trajtimin e tyre.