Në këtë takim, Komandanti i Stacionit Policor, Zekrija Januzi, para të pranishmëve paraqiti përgjegjësitë dhe aktivitetet që janë zhvilluar në shkollat e komunës së Obiliqit, me fokus kryesor në parandalimin e sjelljeve negative në ambientet shkollore.
Nënkryetari Mjekiqi, theksoi se: "Siguria në shkolla, si temë shumë e ndjeshme dhe për të cilën ne duhet të punojmë çdo ditë, me qëllim që secili fëmijë të ndjehet i sigurt jo vetëm në ambientet e shkollës, mirëpo edhe nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.”
Në Komunën e Obiliqit mbahet takimi me temën "Siguria në Shkolla"
Nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Komandantin e Stacionit Policor, Zekrija Januzi, ishin pjesë e panelit për të diskutuar rreth temës "Siguria në shkollë", ku pjesë e këtij takimi ishin edhe drejtorët e institucioneve edukativo-arsimore të komunës së Obiliqit.