Në këtë projekt është duke u zhvilluar pastrimi, zgjerimi dhe thellimi i kanalit atmosferik, duke filluar nga ujësjellësi tek lagjja e Hashanëve deri tek hekurudha afër rrugës “Mbretëresha Teutë” dhe prej hekurudhës deri tek Lumi Sitnica.
Përmes këtij projekti, pritet të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet e arave nëpër të cilët kalojnë këto prrocka.
Po zhvillohet projekti i pastrimit të lumenjve dhe prrockave në Komunën e Obiliqit
Në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Komunën e Obiliqit, ka filluar të zhvillohet projekti i pastrimit të lumenjve dhe prrockave.