Obiliqi me ujë, me ajër e tokë të ndotur

Uji, ajri e toka nuk janë sipas standardeve në Komunën e Obiliqit. Në raportin gjashtëmujor të këtij viti të Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, gjendja paraqitet alarmante në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas saj, shkaktarët kryesorë të kësaj ndotjeje janë termocentralet dhe aktivitetet minerare në Obiliq.

“Dëmet mjedisore që shkaktohen nga aktivitetet minerare dhe gjenerimi i energjisë elektrike me teknologji të stërvjetruar në të kaluarën dhe tani janë duke rezultuar me ndotje të ajrit, tokës e ujit”, thuhet në raportin gjashtëmujor të Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit./KohaDitore/