Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, edhe më tutje kjo komunë nuk ka ndonjë plan zhvillimor afatgjatë, gjithashtu nuk ka të punësuar një auditor të brendshëm, i cili merret me kontrollet financiare si dhe një zyrtar të komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Ky raport ka identifikuar se kjo komunë për një vit kalendarik ka arritur të arkëtojë vetëm 35 euro të hyra vetjake nga 78 biznese që operojnë. Gjithashtu edhe shpenzimi i të hyrave vetjake është i dobët.
Nga 41 mijë euro, të cilat ishin paraparë që të shpenzoheshin për nevojat e kësaj komune, janë shpenzuar vetëm 6 mijë euro, duke bërë kështu që pjesa tjetër e buxhetit të bartet në vitin e ardhshëm.
Një tjetër problem nga gjetjet e auditorit është edhe mungesa e planit të prokurimit, duke shkaktuar shmangie nga procedurat për regjistrimin e shpenzimeve adekuate.
Parteshi nga 78 biznese për një vit arkëtoi vetëm 35 euro
Komuna e Parteshit, e cila ka rreth 2 mijë banorë dhe me një buxhet prej 1 milion eurove, ka probleme në funksionimin e saj.