PDK: Fehmi Ferati përmendet vetëm si hajgarexhi

Dega e PDK-së në Mitrovicë, duke ju kundërpërgjigjur kandidatit të VV-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, i cili në një status të postuar në Facebook, ka deklaruar se PDK-ja në Mitrovicë kur mbajnë tubime me elektoratin e vet më shumë përmendin emrin e tij se sa të kandidates së tyre, ia përkujton Feratit se emri i tij përmendet sa herë që flitet për një qytetar të pandërgjegjshëm.

"Sigurisht se emri i tij lakohet sa herë flitet për një punëtor të Postës, i cili merr pagë pa shku në punë dhe që dëshiron të bëhet i pari i Mitrovicës".

"Ndoshta dikush mund ta përmend edhe si një profiter i granteve të mëdha për biznesin e tij. Nuk e përjashtojmë mundësinë që ndonjëherë të përmendet prej dikujt edhe në rolin e hajgarexhisë.", thuhet në reagimin e PDK-së /InfoKomuna/