Ky takimi i dedikohet gjendjes aktuale në Komunë, gjendjes së sigurisë në Komunë, gjendjes në shkolla dhe situatës së zhvillimit të procesit arsimor, sigurisë në shkolla, përdorimit të substancave narkotike dhe bartjes së mjeteve të rrezikshme.
Takimin e hapi koordinatori i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës dhe planin e punës, i cili është aprovuar nga anëtarët e rregullt.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka raportuar për gjendjen aktuale në Komunë.
Këtë vit e kemi filluar me disa projekte, të cilat kanë mbet pa u përfunduar nga viti i kaluar, pra këtë vit me plan të punës dhe plan të prokurimit e kemi rregullimin e sheshit, rregullimin e kanalizimeve të dyqaneve në shesh, vendosjen e rrymës nëntokësore në shesh, gjelbërimi ka me qenë i rikuperueshëm dhe në funksion të qytetarëve, ndërtimin e urave njëra, e cila e lidh Puhovcin me Kapeshnicën, ndërsa ura tjetër fillon nga Kombinati i Lëkurkëpucëve, e cila e lidh pjesën me restorant "Universin" edhe del poshtë në rrugën për Prishtinë, vazhdimi i shëtitores, grantin e performancës, të cilin e kemi fitu është 1 milion e 752 mijë, janë 22 projekte të shpërndara nëpër fshatra dhe qytet, në pjesë të ndryshme për rregullim urban, punimi i ambulantës së re në fshatin Trestenik, do të përfundojë edhe shtegu i shëndetit hapësira tek uji i zi, punimet te kanali te furra "Husaj" dhe në lagjen "Fidanishte", rregullimin komplet të lagjes "Fidanishte" me kubëzim dhe ndriçim edhe rregullimin e kanalit mbi shkollë, ndërsa 280 mijë euro i kemi ndarë për rregullim të kanalit në lagjen "2 Korriku", rruga "Maja e Zezë" - Vitomiricë është përfunduar, ka filluar ndërtimi i çerdhes te shkolla e mesme ekonomike "Ali Hadri", e cila do të jetë një çerdhe e madhe, që do të përfundojë në vitin 2025, janë 68 kilometra rrugë në fshatra, që bëhen, pastaj janë 7 kilometra rrugë në qytet edhe janë 36 kilometra rrugë në Rugovë.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega ka raportuar për gjendjen në shkolla, situatën e zhvillimit të procesit arsimor, sigurinë në shkolla, përdorimin e substancave narkotike dhe bartjen e mjeteve të rrezikshme.
Në vazhdim anëtarët kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.
Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Pejës
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e parë për këtë vit.