Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 27.02.2024.
2.Shqyrtimi i Raportit mbi Pasqyrat Financiare të Komunës së Pejës për vitin 2023.
3.Shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak dhe plani për ndarjen e tyre për vitin aktual.
4.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
5.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.