Kjo marrëveshje është një fillim i ri i bashkëpunimit në mes të komunave Pejë, Deçan, Junik, Plavë, Guci dhe Tropojë duke krijuar një mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malor, diversifikimin e ofertës së përbashkët turistike, promovimin e territorit, si dhe promovimin e ambientit të qëndrueshëm në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Kryetarët u zotuan s'e interesat e përbashkëta do të ndikojnë direkt në interesat e bizneseve lokale duke i ndihmuar në zhvillim dhe fuqizim.
Nënshkruhet marrëveshja "Trekufiri" nga 5 kryetarët e komunave
Është nënshkruar marrëveshja "Trekufiri" nga 5 kryetarët e komunave për bashkëpunim ndërkufitar në sektorin e turizmit me qëllim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe ngritjes së ofertës turistike në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, që shtrihet në tri shtete Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.