Festivali edhe në këtë edicion ka mbledhur shumë adhurues të muzikës rapsodike shqiptare, të cilët për tri net kanë shijuar paraqitjen brilante të rapsodëve nga të gjitha trevat shqiptare
Festivali Rapsodia Shqiptare organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt mbështetur nga MKRS. Festivali këtë vit është përkrahur edhe nga sponzorë privatë.
Festivali "Rapsodia Shqiptare" është aktivitet tradicional që organizohet çdo vit në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit; Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së./InfoKomuna/
Përfundon edicioni i 12-të i Festivalit Gjithëkombëtar Rapsodia Shqiptare
Është mbajtur nata e tretë finale e Festivalit "Rapsodia Shqiptare" edicioni i 12-të. Pas tri netëve të Festivalit, fitues i çmimit kryesor nga juria profesionale u shpall rapsodi nga Kamenica Jeton Fetiu. Çmimin për fituesin e ndau përfaqsuesi i Familjes Jashari Bekim Jashari.