Po asfaltohen edhe dy rrugë në Shkabaj

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, kanë filluar të asfaltohen edhe dy rrugë në Shkabaj.

Njoftimi i plotë:

Po asfaltohen rrugët “Alush Hoti” dhe “Hazir Haxholli” në Shkabaj.

Kjo lagje shërben si qarkore për të hyrë në Prishtinë. Tani jemi duke e trajtuar edhe shtresën finale.