Drejtori "i përjetshëm"

Është ndër personat e rrallë që kanë qëndruar aq gjatë në postin e drejtorit në një shkollë. Shtatëmbëdhjetë vjet pa ndërprerë. Gati po aq e ka edhe numrin e fëmijëve.

Ibrahim Selmani (58) nga fshati Llapashticë e Poshtme të Podujevës nuk ka krenohet “kush e nisi luftën më i pari”, porse kush e hapi shkollën. Ai është njeriu që e hapi shkollën e parë në Kosovën e pasluftës. Këtë e kishte bërë jashtë vitit të rregullt shkollor. Atëherë, kur po bëheshin hapat e parë për të formuar institucionet e vendit, edhe ato arsimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

E donte shkollimin, por edhe mësimdhënien. Donte të merrte edhe ai ditarin në dorë. Të mësonte gjeneratat e reja. Bile, këtë kishte filluar ta bënte që pas përfundimit të shkollës së mesme. Por, nuk e dinte që do të bëhej edhe udhëheqës shkolle. E aq më pak se do të qëndronte për gati dy dekada.