Asfaltohen rrugë dhe rrugica në fshatrat Bradash dhe Dobratin të Komunës së Podujevës

Sot gjatë ditës, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, ka përcjell nga afër asfaltimet që kanë përfunduar para pak ditëve në fshatrat Bradash dhe Dobratin, ku edhe u nda i kënaqur me cilësinë e punimeve dhe shfrytëzoi rastin që t'i uroj banorët për realizimin e këtyre projekteve.

Në kuadër të projekteve infrastrukturore gjatë kësaj kohe po zhvillohen punime në asfaltim të rrugëve edhe në fshatrat; Gërdoc, Dumosh, Shajkoc, Lladoc, Lluzhan, Shakovicë, Majac, Lupç i Poshtëm, Tërrnavë, Halabak dhe Bellopojë.

Urime banorëve për realizimin e projekteve infrastrukturore!