Në fillim në mbledhjes, kryetari Bulliqi iu uroi mirëseardhje dy anëtarëve të rinj të KKSB-së, komandantit të Policisë, Bashkim Bajrami dhe komandantit të KFOR-it, Kapiteni Balint Molnar duke shprehur vullnetin për bashkëpunim dhe koordinim mes projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë publike.
Informatën e Policisë së Kosovës për gjendjen e sigurisë në komunë, e dha komandanti i Stacionit Policor, Bashkim Bajrami, i cili vlerësoi së gjendja është e qetë dhe pa ndonjë indikacion se mund të ndryshoj, gjatë këtyre 2-3 muajve të këtij viti, sipas statistikave të stacionit janë raportuar më shume raste sesa në të njëjtën periudhë ne vitit të kaluar, ku numri i rasteve për 2023 ka qenë 156, ndërsa gjatë kësaj periudhe të këtij viti 173.
Komandanti Bajrami theksoi se nga 137 të kryerësve të veprave penale, 110 prej tyre janë identifikuar dhe dërguar në prokurori dhe njësi përkatëse, gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit janë bërë 300 patrullime me automjete, 244 patrullime këmbe, kanë mbajtur 931 pika të kontrollit të veturave, janë bërë 8 konfiskime te veturave, janë shqiptuar 2102 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, janë realizuar 35 urdhëresa, ndërsa janë arrestuar gjithsej 50 persona, 20 prej të cilëve kanë pasur urdhëresa nga gjykatat.
Nga fillimi i vitit e deri me 20 mars janë shqiptuar 1188 tiketa trafiku. Numri i planeve operative për këtë vit është 18, që kanë qëllim sigurimin e një ambienti të qetë për gjithë qytetarët, mbrojtjen e pasurisë së tyre dhe mbrojtjen e integritetit të tyre, ku përveç këtyre planeve kanë edhe 20 plane emergjente për raste të ndryshme. Në fund komandanti Bajrami, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet komunale me qëllim të mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike pas marrjes së detyrës së re.
Gjendjen e qetë dhe të sigurt e vlerësoi edhe komandanti i KFOR-it, i cili shprehu edhe gatishmërinë për bashkëpunim me akterët e sigurisë me rastin e marrjes së detyrës së re.
Gjatë mbledhjes u bë Miratimi i propozimit të Planit të Punës të KKSB-së për vitin 2024, ku anëtarët e këshillit dhanë sugjerimet lidhur me këtë pikë, ndërsa në kuadër të kësaj pike u miratua edhe informata për aktivitetet e KKSB-së për vitin 2023.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Podujevë
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB), ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi në të cilën ka analizuar gjendjen e sigurisë në vend bazuar në informatat e akterëve të ndryshëm të sigurisë, si dhe u bë shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 13 dhjetor 2023 dhe 22 janar 2024.