Kryetari Bulliqi, u shpreh i lumtur meqë pas negociatave disa mujore sot u finalizua kjo marrëveshje binjakëzimi e cila do të krijojë lidhje të ngushta midis dy komunave, mundësinë e njohjes së kulturave mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha si arsimi, kultura, sporti, turizmi dhe zhvillimi ekonomik.
“Binjakëzimi i komunave është mundësi e shkëlqyeshme për të ndarë përvoja dhe për të zhvilluar projekte të përbashkëta, me kryetarin Maderuh u dakorduam që si dy partnerë të rinj të aplikojmë në fondet e BE-së për të zhvilluar projekte të rëndësishme zhvillimore në qytetet tona” tha kryetari Bulliqi.
Kryetari Bulliqi pas ceremonisë së nënshkrimit të binjakëzimit mes komunave falënderoi për angazhimin dhe kontributin Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj-Perlaskaj, Kryetarin e Këshillit të Shqiptarëve në Bjellovar Martin Gojani.
Komuna e Podujevës binjakëzohet me Komunën e Grubisno Polje të Kroacisë
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, me rastin e kësaj vizite edhe janë konkretizuar negociatat disa mujore për binjakëzim me Komunën e Grubisno Polje të Kroacisë, ku është bërë sot ceremonia e nënshkrimit të binjakëzimit mes dy komunave nga kryetarët Shpejtim Bulliqi dhe Zlatko Maderuh.