“Pas procesit të shpronësimit dhe tash me lidhjen e kontratës do të nis ndërtimi i këtij segmenti të ri rrugor e shumë të rëndësishëm në qytet, për t'i shmangur kolonat si dhe ofruar qasje të lehtë e të shpejtë në qendër të qytetit.
Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është; 851,286.51 euro. Ndërtimi i tërësishëm i rrugës pritet të përfundojë brenda 365 dite kalendarike.
Urime të gjithë qytetarëve!
Vazhdojmë me punë pa u ndal!”- ka shkruar ndër të tjera kryetari Bulliqi.
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës "Vëllezërit Frashëri" në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka një lajm të mirë për këtë fillim javë në këtë muaj të bekuar, lajm ky është se kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën Vëllezërit Frashëri apo ndryshe rruga përskaj lumit Llap në qytet.