Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
"E gjetëm një çerdhe, i funksionalizuam edhe tri dhe tri të tjera i kemi në proces të ndërtimit
Krahas tri çerdheve që i kemi funksionalizuar gjatë këtij mandati, siç është Çerdhja “Armela 2”, ajo në Lluzhan dhe në Sfeçël, edhe tri të tjera janë në proces të ndërtimit.
Fotot më poshtë tregojnë punimet që janë bërë në ndërtimin e dy çerdheve, njëra në qytet dhe tjetra në fshatin Batllavë, kurse tashmë kanë nisur punimet edhe në rinovimin e objektit të vjetër të Shkollës në Kërpimeh, e cila po shndërrohet në çerdhe për fëmijët e kësaj ane.
Këto kopshte për fëmijë përveç që do të ndikojnë në socializimin e hershëm të fëmijëve, për prindërtit do të jetë më e lehtë që të mund të punojnë.
Komuna për fëmijët!
Komuna për prindërit!
Komuna për të gjithë!"
Po vazhdon ndërtimi i çerdheve të reja në Komunën e Podujevës
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se krahas çerdheve të cilat tashmë veçse janë funksionalizuar, është duke vazhduar ndërtimi edhe i tri çerdheve të reja në këtë komunë.