Kryetari Rama gjatë vizitës në Republikën Çeke, takoi Ambasadoren Albesjana Iberhysaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku me këtë rast është pritur në takim nga Ambasadorja e Kosovës atje, Albesjana Iberhysaj.

Shkrimi i plotë i kryetarit Rama, lidhur me këtë takim:

“Vizitën në Pragë e nisa me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, znj. Albesjana Iberhysaj, një grua e suksesshme që po përfaqëson Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme.
E informova Ambasadoren për vizitën time bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shërbimeve mjekësore në kryeqytetin çek për të ngritur kapacitetet tona dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.”