Ndër të tjera lidhur me këtë takim, kryetari Rama ka shkruar:
“Një ekip i kësaj kompanie është duke punuar në ofrimin e zgjidhjeve për linjat e reja të autobusëve dhe solucioneve tjera të komunikacionit në Kryeqytet.
ARUP është kompani me profesionistë të nivelit botëror në fushën e inxhinerisë infrastrukturore, të trafikut, e fusha të tjera.”
Kryetari Rama mirëpriti një delegacion nga kompania ARUP në krye me Andrew Bamforth
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka mirëpritur sot në takim z. Andrew Bamforth me delegacion nga kompania me renome botërore ARUP.