Me rastin e Ditës së Evropës, shkallët e Arbërisë “vishen” me ngjyrat e flamurit të BE-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se me rastin e Ditës së Evropës, shkallët e Arbërisë janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.
Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi.“