“Avancimi i Punimeve: Duke u përqendruar në realizimin e kësaj faze, ne synojmë të lehtësojmë fluksin e trafikut në qendrën e Prishtinës. Kjo unazë do të operojë me një sistem njëkahor që pritet të reduktojë kolonat dhe të mundësojë një qarkullim më të lirshëm të automjeteve.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Rama.
Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.