“Faza fillestare përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër që e ka zbukuruar sheshin deri tani, duke i hapur rrugë një infrastrukture moderne nëntokësore, gjithmonë duke e ruajtur shkëlqimin arkitektonik të Prizrenit, si dhe do ta rrisë joshjen vizuale të sheshit "Shatërvan", por, edhe do ta sigurojë qëndrueshmërinë e tij për brezat që do të vijnë.” – tha kryetari Totaj.
Filluan punimet në renovimin e sheshit historik “Shatërvan” në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet e shumëpritura për renovimin e sheshin historik "Shatërvan", në Prizren, që shënon fillimin e një transformimi që do ta rikthej pamjen e merituar dhe funksionalitetin e sheshit që e karakterizon zonën e vjetër të qytetit.