“Përkujtuam 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë heroike të UÇK-së, të cilët sakrifikuan jetën për t’i vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Totaj.
Kryetari Totaj bëri homazhe për nder të 25-vjetorit të Betejës së lavdishme të Jeshkovës
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se për nder të 25-vjetorit të Betejës së lavdishme të Jeshkovës, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, zyrtarë komunalë dhe qytetarë, bënë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe në lapidarin e varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Jeshkovë.