Postimi i plotë i kryetarit Totaj:
“Kisha kënaqësinë ta pres sot Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Dogan dhe Kolonelin e KFOR-it turk, Sabri Gokhan Karamürsel, me të cilët diskutuam për çështjet aktuale të qeverisjes lokale dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve tanë.”
Kryetari Totaj ka pritur në takim Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Dogan
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi ka njoftuar se sot ka pritur në takim Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës Turke në Prizren, Celal Dogan dhe Kolonelin e KFOR-it turk, Sabri Gokhan Karamürsel.