“Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në realizmin e projektit “Fuqizimi ekonomik i të rinjve përmes bashkëpunimit e mentorimit në hapësirat e përbashkëta” - Faza e parë gjatë vitit 2024, i cili projekt synon t’u ofrojë të rinjve të Prizrenit mundësi bashkëpunimi, ndërveprimi dhe inkorporimi me ekosistemin e inovacionit përmes mentorimit në programet e edukimit jo-formal të MICP-së, duke shfrytëzuar kapacitetet, resurset dhe hapësirat e përbashkëta që janë nën menaxhimin e MICP-së.” – ka shkruar kryetari Totaj.
Kryetari Totaj nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot, ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për bashkëpunim në agjendën digjitale të Prizrenit, zhvillimin ekonomik, ngritjen e bizneseve të reja Start-Up, implementimin dhe funksionalizimin e qendrës së Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Trajnimeve, për menaxhimin e hapësirave të përbashkëta të punës përbrenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.