Kryetari Totaj priti në takim Jeffrey Bargiel nga programi YTILI

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti Jeffrey Bargiel nga programi YTILI i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve në një takim njoftues dhe mirëseardhës.

Ata diskutuan për projektin “Student Venture Fund,” i cili synon të mbështesë studentët sipërmarrës në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti.”

Kryetari Totaj vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar rëndësinë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të rajonit, ndërsa Bargiel shprehu entuziazmin për nxitjen e të rinjve në sipërmarrje dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.