“Investimi në këtë dikaster u mundëson zjarrfikësve t’u përgjigjen emergjencave me shpejtësi dhe efikasitet, ndërsa, ne mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të iniciativave që synojnë rritjen e sigurisë publike.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Totaj.
Përurohet renovimi i plotë i objektit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se me kënaqësi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të renovimit të plotë të objektit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, që do të ofrojë kushte dinjitoze për personelin e guximshëm që i shërben pa u lodhur komunitetit.