Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri për në Kalanë e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë e Prizrenit.

Kryetari Totaj, ka njoftuar gjithashtu se ky dizajn është ideuar në harmoni me atmosferën e ambientit përreth, që është një përpjekje për ta ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij lokaliteti të rëndësishëm turistik të qytetit.

“Përveçse do të sjellë një përvojë të veçantë për vizitorët vendës dhe të huaj, një shteg i bukur dhe i përshtatshëm do të nxisë edhe zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe kulturore në gjithë zonën e kalasë dhe të nën kalasë.” – tha ndër të tjera kryetari Totaj.