Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:
“Po vazhdon me dinamikë të paraparë projekti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Korishë (35 akse), si dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse (350m), kanalizimeve (2.930m fekale dhe 1.400m atmosferike) e trotuareve për këmbësorët (300m), që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve të fshatit, duke ofruar rrugë të qasshme, mjedis më të sigurt dhe më shumë lehtësi për qarkullimin e përditshëm.”
Po vazhdon ndërtimi i infrastrukturës rrugore në fshatin Korishë të Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është duke vazhduar ndërtimi i rrugëve lokale, ndërtimi i mureve mbrojtëse, kanalizimeve e trotuareve për këmbësorët në fshatin Korishë.