“Aktualisht janë duke u gërryer rrugët "Fehmi Lladrovci" dhe "Xhemil Fluku", të cilat shërbejnë si rrugë kyçe të qendrës së Prizrenit dhe po përgatiten për shtresimin me asfalt, gjë që do ta përmirësojë pamjen e funksionimin e këtyre rrugëve, duke e bërë qytetin më të qasshëm dhe më të përshtatshëm për veturat, banorët e bizneset e zonës.” – ka njoftuar ndër të tjera kryetari Totaj.
Po vazhdon përmirësimi i infrastrukturës urbane në Komunën e Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdojnë projektet për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe modernizimin e rrugëve, me shpejtësi, standard të lartë dhe efikasitet.