Lidhur me këtë vizitë, kryetari Latifi ka shkruar:
“Në Brestoc, në shënimin e 25-vjetorit të përjetësimit, kujtuam 49 martirët e vrarë nga pushtuesi serb
Së bashku me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë nderuam 49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit.
Lufta jonë për liri nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri.
Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend.
Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!”
Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, sot në shënimin e 25-vjetorit të përjetësimit, nderuan 49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit.