Kryetari Latifi, njoftoi se në këtë takim folën për mundësinë e bashkëpunimit për përfshirjen e Komunës së Rahovecit për aplikim në fondet e BE-së, të UNDP-së dhe për donacione të tjera ndërkombëtare, për bujqësi dhe biznese, me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe të bizneseve të komunës sonë.
Kryetari Latifi priti në takim drejtoreshën ekzekutive në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Zana Beqiri
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku, takoi Zana Beqiri, drejtoreshë ekzekutive në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe anëtarin e bordit, Agon Makolli.