Lidhur me këtë takim, kryetari Latifi ka shkruar:
“Sot, prita në takim zëvendësambasadorin e Suedisë në Prishtinë, z. Henrik Riby.
E njoftova për zhvillimet, projektet dhe performancën e lartë në komunën tonë. Ambasada e Suedisë është njëra nga donatoret në grantin e performancës dhe përkrahëse e shumë proceseve në Kosovë.
E falënderova për vizitën dhe për mbështetjen e dhënë për Komunën e Rahovecit.”
Kryetari Latifi priti në takim zëvendësambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Henrik Riby
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Henrik Riby.