Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 dhe 2023 në vitin 2024;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e P-02658-0, zk-Rahovec dhe formimi i parcelës së re në emër të Komunës së Rahovecit;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër nga 1-15 vite për organizatat e shoqërisë civile, P-00301-3, zk-Bërnjak;
4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00301-3, zk-Bërnjak;
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto pika (7) do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit:
1. Vendim për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
2. Vendim për dhënien në shfrytëzim të repartit të hemodializës SHSKUK-së;
3. Informatë rreth menaxhimit të aseteve komunale;
4. Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;
5. Informatë rreth Planit për Banim Social;
6. Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
7. Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Rahovec.
Si çdo herë edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:
https: //kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/
Mbahet mbledhja e Komitetit Obligativ për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit
Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e tretë për vitin 2024 e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit.