Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Si çdo herë, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth:
-Bartjes së mjeteve nga viti 2022 dhe 2023, në vitin 2024 - mundësia që rruga Hamoc - Celinë të shtrohet me shavorr;
-”Shtëpia e Verës” Bërnjak - promovimi i turizmit dhe kërkesat për dhënien në shfrytëzim;
-Lokacioni i stadiumit të qytetit - Rahovec;
-Vendosja e fotografive në varrezat e dëshmorëve në Celinë;
-Mundësia e rregullimit të rrugës Fortesë - Celinë;
-Shërbimet e QKMF-së në Rahovec - orari i pediatrisë;
-Sheshi qëndror - hidroizolimi;
Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje konkrete nga kryetari i komunës, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Me propozim të asambleistit Defrim Kafexhiu, pika e dytë standarde e rendit të ditës u riemërua, duke iu shtuar edhe fjala “diskutime” - (Pyetje, përgjigje dhe diskutime në pyetje të kuvendarëve).
Propozimi i asambleistes Shqipe Kryeziu, ishte që pikërisht kjo pikë të jetë si pikë standarde, por në rend dite të jetë e fundit.
Propozimet u votuan me shumicë votash.
RENDI I DITËS me 12 pika, ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 dhe 2023, në vitin 2024;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e P-02658-0 ZK-Rahovec dhe formimi i parcelës së re në emër të Komunës së Rahovecit;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër nga 1-15 vjet për organizatat e shoqërisë civile, P-00301-3 ZK-Bërnjak;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00301-3 ZK-Bërnjak;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit në Rahovec;
9. Shqyrtimin i Raportit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
10. Shqyrtimi i informatës për menaxhimin e Aseteve Komunale;
11. Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;
12. Shqyrtimi i informatës rreth Programit për Banim për vitin 2023.
Në mbledhjen e sotme, ishte një pikë shtesë:
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit 01Nr.197/24 i datës 29.02.2024 për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit.
Seanca u cilësua me angazhim dhe efikase.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.
Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:
https://kk.rks-gov.net/.../ekstraktet-e-procesverbaleve.../
Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz:https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e treta për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi - Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit mars, e treta e rregullt për këtë vit kalendarik e Kuvendit Komunal të Rahovecit.